Çorape atletesh për meshkuj, prej materiali pambuku, të përzier me fije sintetike poliamid dhe 3% përmbajtje elastani, masë standarte, në ngjyra të ndryshme. Materiali përbërës ka veti hipoalergjike dhe anti-bakteriale, përthith lagështinë e tepërt, rregullon temperaturën e lëkurës dhe parandalon krijimin e aromave të pakëndshme. Ky produkt është i butë në lëkurë, nuk shkakton irritim dhe është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të ndjeshme.