Çorape mjekësore kompresimi mbi gju, për trajtimin e venave varikoze, El, modeli 434, 140 Denier, Nero, masa 4/L

Në stok
Kodi
904425
€23.92
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çorape mjekësore kompresimi mbi gju, modeli 434, të përbëra prej materiali mikrofibër elastike, me një dendësi të thurjes prej 140 denier. Materiali përbërës është i butë, i bën çorapet të lehta për t'u veshur dhe lejon ajrosjen e këmbës. Mënyra e përdorimit: Çorapet e klasit 1 (terapeutike, 20-30 mmHg) kanë një nivel të ulët kompresioni dhe janë të përshtatshme në përdorim: 1. për trajtimin e sindromës post-flebitike, 2. për trajtimin e insuficiencës venoze të lehtë, 3. për trajtimin e edemave të lehta (trauma, distorcione, shëmbje) të arteve inferiore, 4. si masë parandaluese para dhe post operatore tek pacientet me risk flebiti, 5. për trajtimin e flebitit, 6. si masë plotësuese kundrejt skleroterapisë, 7. për trajtimin e patologjive të tjera sipas rekomandimit të mjekut. Të mos përdoren në raste të: 1. ulçerave dhe plagëve, 2. simptomave të dermatitis, 3. djegieve, 4. simptomave të alergjisë ndaj materialeve që përbëjnë çorapet, 5. në të gjithë rastet, në të cilat mjeku nuk e sheh të arsyeshëm përdorimin e tyre. Mirëmbajtja dhe larja: Përdorimi dhe larja e shpeshtë nuk ndikojnë tek funksionaliteti i produktit. Çorapet mund të lahen me dorë ose me proces delikat në lavatriçe me 30°C. Çorapet duhet të thahen larg çdo burim nxehtësie (kalorifer, diell). Mos i thani çorapet tek makina tharëse e rrobave. Mos i hekurosni.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: mikrofibër Lycra®, mikrofibër Meryl®
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti x 1Pale
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çorape mjekësore kompresimi mbi gju, për trajtimin e venave varikoze, El, modeli 434, 140 Denier, Nero, masa 4/L
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved