Set çarçafësh tek me ngjyrë jeshile, i cili përfshin çarçafin e sipërm me përmasa 160x240 cm, çarçafin e shtrojës me përmasa 90x200+30 cm dhe një këllëf jastëku. Pjesa anësore elastike e çarçafit të shtrojës bën që të puthitet sipas formës së dyshekut, duke mos ju penguar aspak gjatë gjumit. Materiali cilësor mikrofibër hipoalergjik siguron komfort dhe freski gjatë përdorimit, duke e bërë gjumin më të rehatshëm. Dizajni një ngjyrësh lejon kombinimin me lehtësi të setit në ambientet tuaja të brendshme, duke u dhënë dhomave të gjumit një pamje të pastër moderne dhe origjinale.