Cante termike, prej materiali polietileni të pajisur me veshje termike 10 mm, pa përmbajtje PVC-je, me përmasa Ø11x35 cm dhe me një kapacitet mbajtes prej 1.5 litrash. Canta është e pajisur me një rrip me gjatësi të rregullueshme, i cili lehtëson mbajtjen gjatë transportimit. Mund të përdoret për paketimin dhe transportimin e shisheve të pijeve të ndryshme dhe ruan temperaturën e lëngjeve deri në 3 orë.