Çaj bimor me një përzierje bimësh mjekësore, të cilat, nëpërmjet përbërësve të tyre natyrorë dhe aftësive diuretike që kanë, ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut. Në veçanti, fleta e ullirit, lulja e murrizit, bari i bletës dhe rozmarina rregullojnë qarkullimin e gjakut, fuqizojnë muskulaturën e zemrës dhe ulin presionin e gjakut. Sherebela është një rregullator mjaft i mirë për qarkullimin e gjakut. Trëndafili i egër dhe lulja e shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe furnizojnë organizmin me vitamina C, B, P, K dhe gjithashtu dhe me provitaminën A. Lëvorja e drunakuqit, ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes. Kujdes: Kjo përzjerje nuk zëvendëson medikamentet e tensionit, por vetëm mund të ndikojë në uljen e dozës së tyre si dhe të ndihmojë në rigjenerimin e organeve.