Ekzistojnë shumë lloje dhe madhësi vidhash, bulonash, gozhdësh apo produkte të tjera në fushën e ndërtimit që bëjnë të mundur lidhjen apo fiksimin e konstruksioneve të ndryshme. Në varësi të projekteve apo përdorimit të tyre si për shembull në çati, murë apo beton, përdorimi dhe prodhimi i tyre rritet me rritjen e teknologjisë së ndërtimit. Llojshmëria e tyre lidhet ngushtë dhe ndryshon nga projekti në projekt.