Bërryl 3/4" prej PVC. Përdoret për instalimet këndore të linjave të ujrave industriale, të linjave per ujitje etj. Bërryli me fileto femër bën të mundur kthimin e rrjetit në kënd 90°, për bashkimin me fileto rekomandojmë të përdoret teflon. I prodhuar me standarte Europiane, rezistent ndaj lëndëve gërryese dhe projektuar për t'i bërë ballë presionit deri në 16 Bar.