Markera me ngjyra për fëmijë, prej materiali plastik rezistent, me kapak, me majë të përforcuar me diametër 6 mm, që i reziston presionit të ushtruar nga dora e fëmijëve dhe me gjerësi të vijës prej 2.6 mm. Përmbajnë bojë permanente të testuar dermatologjikisht dhe jo-toksike. Përdoren në shkolla dhe kopshte, për të vizatuar apo ngjyrosur dhe ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit tek fëmijët. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.