Bojë akrilike, Nirlat, Aquanir, e cilësisë së parë, 5 Lt, Baza C, tretet me 10% ujë dhe mbulon 16 m2/ Lt, në 2 duar,

Në stok
Kodi
601484
€21.84
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Bojë akrilike Aquanir, 5 Lt, baza C. Bojë elastike akrilike me një mbulim të jashtëzakonshëm, e përdorshme për brenda dhe jashtë. Mbas lyerjes përftohet një shtrese kadife e butë, e cila i jep murit të shtëpisë një pamje të këndshme, të qetë dhe elegante. E qëndrueshme në kohë dhe e ruan pamjen. Nirocryl mbart shenjën e standarteve Izrael 1945. Përdorimi tipik: për lyerjen e brendshme dhe të jashtme të mureve. Parapërgatitja e sipërfaqes: pastroni sipërfaqen mirë nga papastërtitë si: gëlqere, pluhur, shtresa lyerjeje të mëparshme, graso etj, para se të filloni lyerjen. Sigurohini që lyerja e mëparshme është e ngjitur mirë pas murit. Hiqini cipat e murit mirë me një mistri dhe një letërzmerile. Pastrimi: veglat dhe duart duhet të pastrohen me ujë dhe sapun menjëherë pas përdorimit. Karakteristikat e shtresës së lyerjes: nuanca e ngjyrimit: e bardhë plus 1500 nuanca nga katalogu i këndshëm nirlat. Niveli i shkëlqimit: mat. Të dhënat materiale: përzjerie akrilike e bazuar në ujë dhe substanca minerale. Tretja: me uje deri në 20% për shtresën e parë. 10% për shtresën e dytë. Aftësia e mbulimit: 16 m2 për litër në dy shtresa. Viskoziteti: 98KU ± 10%. Aftësia e mbulimit është e llogaritur sipas matjes së punës të një punëtori me përvojë dhe me aftësi, me një gradë të ndryshme përvetësimi dhe mund të ndryshojë në varësi të metodës së punimit, sipërfaqes dhe kushteve klimaterike. Kufizimet: mos e aplikoni bojën kur temperatura është nën 7°C ose kur parashikohet shi. Kohëzgjatja e tharjes. Për rilyerje: 2 orë (në kushte normale te motit). Për ta prekur: 1 orë. Tharja e plotë: 24 orë.
Specifikime teknike
  • Hollimi: 10% uje
  • Mbulimi: 16 m2/ Lt, në 2 duar
  • Paketimi: 5 L
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Bojë akrilike, Nirlat, Aquanir, e cilësisë së parë, 5 Lt, Baza C, tretet me 10% ujë dhe mbulon 16 m2/ Lt, në 2 duar,
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved