Fugacolor 0 - 8 mm përdoret për stukimin e fugave midis pllakave prej qeramike poroze, monocotto, bicotto, gres porcelan dhe gur natyral me hapësirë 0 - 8 mm. Për stukimin e dyshemeve dhe veshjeve të jashtme, kur kërkohet një rritje e papërshkrueshmërisë, elasticitetit dhe forcës mekanike, për sipërfaqe me vibrim, për sipërfaqe me bymim dhe tkurrje (tarraca, dysheme me ngrohje, pishina, shatërvane etj) stuko Fugacolor duhet përforcuar me 500 gr adetiv DW 17 të holluar me 700 - 1000 ml ujë për një qese Fugacolor 5 Kg.