Ne rekomandojmë thjeshtësi, finesë dhe kombinim me natyrën, për një tavolinë që të hap oreksin pa e parë ende ç’do të serviret në të. Mbulesa e thjeshtë dhe me ngjyra të hapura ju jep mundësinë të luani me aksesorët që do të përbëjnë tavolinën tuaj.

 Hidhini një sy tavolinës në foto, a nuk është e bukur?

Tavolinë e thjeshtë, me pak aksesorë por që duket e kuruar deri në detaj:

Si fillim zgjidhni një temë:

"Kriteret që krijojnë një temë për tryezë mund të jenë më të ndryshmet: një ngjyrë, një sezon ose një menu të veçantë.

Ne kemi zgjedhur të organizojmë një tryezë të freskët dhe joformale për sezonin e ngrohtë të verës , duke filluar nga një përzierje e ngjyrës  pastel  që variojnë nga e bardha në bojëqiell.

Pecetat…

A dini se janë ato që tërheqin vëmendjen të parat dhe japin mirëseardhjen në tavolinë? Për të krijuar një atmosferë të qetë, pecetat e  pambukut dhe shtrojet e  tavolinës prej kashte ishin ato që na nevojiteshin.

Pjatat dhe gotat

Ne kemi menduar për pjata elegante të një cilësie shumë të mirë porcelain. Pjata e porcelani Tognana është e trajtuar me mjeshtëri ndaj goditjeve dhe është shumë rezistente,ruan temperaturën e ushqimit për një kohë të mjaftueshme. Ka një formë shumë të përshtatshme dhe është shumë e lehtë në servirje.

Përsa i përket gotave ne kemi vendosur gotat e verës franceze VINA prej materiali qelqi, 70 cl dhe me cilësi të lartë janë projektuar që të kenë pamjen e një materiali 100% kristal. Kjo gotë rekomandohet për verë të kuqe. Kjo linjë e re do të sjellë një pamje të rafinuar në çdo tavolinë. Mund të përdoret në restorante, bare dhe në çdo familje.

Aksesorët janë shumë të rëndësishëm

Zgjedhja jonë ka qenë një yll deti, duket bukur në çdo vend në tavolinen tuaj, në bare ose  restorante.

Ne ju kemi sjellë plazhin në shtëpinë tuaj me këto guacka kaq të bukura. E përkryer për ata që e duan dekorin në shtëpinë e tyre.