Po bëheni gati për pushimet që mezi po i prisnit? Edhe pse vera erdhi pak me vonesë këtë vit kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga synimi për të marrë ngjyrën e shumëkërkuar të trupit. Një nga faktorët kyç për të arritur ngjyrën bronzato është prodhimi i melaninës, pigmenti natyral i lëkurës që prodhohet nga qelizat e melanociteve. Melanina vepron si një mbrojtje natyrale ndaj rrezatimit të dëmshëm të diellit, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të lëkurës.
Nëse po mendoni se nuk të jetë si çdo vit ne do t’ju japim disa sugjerime sesi ta arrini ngjyrën bronzato më shpejt dhe shumë thjeshtë.
Të qëndruarit për shumë gjatë në diell nuk ju ndihmon, përkundrazi mund të dëmtoni lëkurën.Koha më e mirë për një nxirje të shëndetshme është deri në orën 11:00 në mëngjes dhe pas orës 15:00. Ndaj qëndroni në çadër dhe shmangni qëndrimin në diell në fashën orare 12:00-15:00 pasi rrezet ultraviolet janë më të forta.
Eksfolimi i lëkurës ndihmon në eleminimin e të gjitha papastërtive dhe largon qelizat e vdekura. Për të bërë këtë, mund të përdorni një scrub trupi që bën pastrimin e poreve dhe nxit qarkullimin e gjakut. Për aplikimin sa më mirë të scrubit ju sugjerojmë të përdorni një sfungjer të krijuar posaçërisht për këtë proces. Eksfolimi duhet të bëhet një herë në javë.
Nuk është nevoja të qëndroni vetëm në çadër ose mbi shtrojen e plazhit . Përfitoni nga rrezet e diellit edhe duke qëndruar mbi një dyshek uji. Vendoseni në det dhe shijoni rrezet por mos e teproni me qëndrimin gjatë edhe në këtë rast.
Sado joshëse të jetë ideja për të marrë ngjyrën që në ditën e parë ka një hap që nuk duhet ta anashkaloni. Aplikimi i kremit me faktor mbrojtës në fytyrë dhe qumësht mbrojtës me SPF 30 në të gjithë trupin është më shumë se një domosdoshmëri. Mos harroni të përdorni SPF në zonat që kryesisht lihen pas dore por janë shumë të ekspozuara si buzët, veshët dhe qafa. Pas dy ose tre ditëve të para kur lëkura të ketë marrë ngjyrën gradualisht, mund të përdorni vaj nxirës të cilin gjithashtu duhet ta keni me faktor mbrojtës.
Ngjyra është më e qëndrueshme dhe me shkëlqim në një lëkurë të hidratuar. Ndaj përdorni një xhel hidratues pas diellit dhe konsumoni sa më shumë ujë. Gjatë qëndrimit në plazh mund të mbani me vete shishet termues për ta pasur ujin gjithë kohës të freskët.
Për një mbrojtje të sigurt, riaplikoni produktet kundër diellit çdo dy orë. Sigurohuni që të përdorni një sasi të mjaftueshme të produkteve dhe t'i aplikoni në të gjitha pjesët e ekspozuara të trupit tuaj. Nëse qëndroni në shezlon bëni kujdes se mos ju zë gjumi pasi duhet të ndryshoni pozicionin çdo 30 minuta në mënyrë që të merrni ngjyrë të njëtrajtshme në të gjithë trupin.