Një ëmbëlsirë e frikshme!

Një ëmbëlsirë e frikshme!

Nëse këtë vit do e festosh Halloween, do të të duhet patjetër një kostum i këndshëm, disa dekorime për shtëpinë, servirje ‘të frikshme’… Por nëse dhe ti si shumë nga ne e preferon festën për ëmbëlsirat e shpërndara mes miqsh, atëherë këtë recetë e kemi për ty. Me shumë pak mund, dhe me produktet e duhura, mund të gatuash një ëmbëlsirë tmerrësisht të shijshme!

Përbërësit:

Për bazën:

  • 200 gr biskota
  • 80 gr gjalp i shkrirë

Për çokollatën:

  • 120 gr çokollatë e zezë
  • 20 gr gjalp

Për kremin:

  • 500 gr krem djathi
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 15 ml ekstrakt vaniljeje
  • 300 ml pana e ëmbël

Për dekorimin:

  • 40 gr biskotë
  • Ëmbëlsirat nga Megatek, ideale për zburime për ëmbelsirat e tua të Halloween-it.

Përgatitja:

1. Vendosim në mikser biskotat dhe i përziejmë derisa të bëhen pluhur.

2. Më pas hedhim biskotat pluhur në një tas apo enë qelqi dhe shtojmë aty gjalpin e shkrirë. I përziejmë bashkë dhe i trazojmë sa të bëhet një masë homogjene dhe e vendosim përbërjen në tavën e cheesecake-ut me diametër 24 cm. E shtypim me pjesën e pasme të lugës në mënyrë që të sheshohet sa më shumë dhe në fund e vendosim në frigorifer për një orë.

3. Vendosim një tenxhere me ujë të nxehtë në të cilën do të kalojmë në banjomari çokollatën për ta shkrirë. Ndërkohë shtojmë gjalpin për t’u lidhur sa më mirë të dy përbërësit bashkë. E vendosim në një tavë.

4. Ndërkohë përgatisim kremin. Hedhim kremin e djathit, vaniljen dhe sheqerin pluhur duke i përzier përbërësit derisa sa të arrihet masa homogjene. Në një tas tjetër rrahim me mikser panën e ëmbël sa të arrihet dhe ajo në masën homogjene. Në fund i bashkojmë të dy kremrat.

5. Marrim bazën me biskotë nga frigoriferi dhe në të hedhim një pjesë të kremit sipër saj. Më pas shtrojmë çokollatën, dhe sërish kremin e mbetur.

6. Ka ardhur momenti për ta dekoruar , fillojmë me pjesën e biskotës pluhur, dhe në Megatek mund të gjeni zbukurime me ngjyra dhe ëmbëlsira ekstravagante sipas dëshirës tuaj.

7. E ftohim ëmbëlsirën në frigorifer për rreth 4 orë, dhe më pas mund të shijojmë cheesecake-un e përfunduar të Halloween-it.

Related articles
  1. Çfarë është uji detox? Ja 3 recetat më të pëlqyera!

    Me afrimin e sezonit të nxehtë të vitit, uji bëhet gjithmonë e më tepër jetik në aktivitetet tona ditore, por edhe pse jemi në dijeni të të mirave që ai sjell, shpesh kemi probleme me dehidratimin.

    Lexo më shumë
  2. Sufle me çokollatë

    Mblidh të gjithë përbërësit dhe aksesorët e kuzhinës që të duhen dhe dhuroji vetes një ëmbëlsirë të shijshme sot!
    Ndonjëherë është e nevojshme të llastosh veten, dhe teksa kalon momente të qeta brenda në shtëpi, ëmbëlsirat duken si zgjidhja e duhur! Ku ka më mirë se të gatuash vetë ëmbëlsirën tënde të preferuar, por duke qenë se jo të gjithë janë të mirë në kuzhinë, ndonjëherë duhen receta të lehta e të shpejta për të na shuar urinë dhe për të na argëtuar në lojën e ëmbël me sheqerin. E tillë është dhe receta për suflenë me çokollatë.

    Lexo më shumë
  3. 5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

    Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme të duhet patjetër një festë me barbekju!

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved