Lulet që duhen në shtëpinë tuaj

Lulet që duhen në shtëpinë tuaj

Të gjithë dëshirojnë të kenë një kopësht të bukur në shtëpi dhe kjo sot mund të arrihet shumë lehtë. Lulet dhe bimët kërkojnë një kujdes të vecantë në mënyrë që të duken gjithmonë të bukura e të këndshme. Duhet theksuar se jo të gjithë mund të kenë një kopësht pasi pjesa më e madhe jeton në apartamente prandaj ne japim zgjidhje dhe për hapësirat e vogla në shtëpinë tuaj. Është koha për të krijuar një hapësirë ​ brenda shtëpisë tuaj duke organizuar mjetet dhe një plan pune për kultivimin e luleve qe ju dëshironi. Ne ju sugjerojmë bimët që krijojnë energji pozitive në shtëpine tuaj:

Orkidea

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën. Kjo bimë çliron oksigjen gjatë gjithë natës dhe balancon energjitë gjatë gjumit të natës por sjell dhe shumë energji pozitive në shtëpi.

Aloe Vera

Një bimë shumëvjeçare, e cila posedon cilësi të jashtëzakonshme. Pjesa e saj e brendshme apo pulpa e pastër që i ngjan xhelit është shumë e dobishme si për përdorim të brendshëm (konsumim) ashtu edhe për atë të jashtëm (për lëkurë). Aloe vera eliminon toksinat dhe lehtëson dhimbjet dhe sëmundjet e stomakut.

Dafina

Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, vitaminë B dhe A. Kjo e fundit është një antioksidant natyral që njihet për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës , ul nivelin e toksinave në trup dhe reagon ndaj helmimeve ushqimore

Majdanozi

Kjo bimë e gjelbër është kultivuar fillimisht për t’u përdorur në mjekësinë popullore dhe më pas u përdor edhe në kuzhinë. Majdanozi është i pasur me vitamina thelbësore siç janë: K, B12, C dhe A. Majdanozi mund të ndihmojë në stimulimin e oreksit, përmirëson tretjen, rrit prodhimin e urinës dhe lehtëson ngërçet.

Related articles
  1. Pse bimë brenda në shtëpi?

    Bimët e gjelbërta brenda në shtëpi jo vetëm arredojnë bukur ambientin. Mjaft studime shkencore kanë vërtetuar se të jesh i rrethuar me gjelbërim ndihmon në një jetë më të balancuar dhe më të shëndetshme. Por pse duhet të mbjellësh edhe brenda?

    Lexo më shumë
  2. Koha perfekte për të mbjellë lule dhe bimë

    Lulet dhe bimët janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz. Është koha kur mund të admirojmë bukurinë e bimëve tona dhe të mbjellim fara të reja, të cilat me lulëzimin e tyre do të mund ta bëjnë shtëpinë të bukur deri në vjeshtën e ardhshme.

    Lexo më shumë
  3. 5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

    Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme të duhet patjetër një festë me barbekju!

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved