Zyrtarisht verë dhe pushimet verore apo plazhi janë ato çka na emocionojnë pafund për të shijuar ditët e nxehta në maksimum. Por nëse jeni gati për aventurat e reja në ujë, ju tregojmë se si mund të qëndroni të sigurt këtë verë duke krijuar kujtime që do mbesin gjatë në memorien tuaj.
Vera është një kohë e shkëlqyer për shëtitje me varkë. Një nga masat paraprake që duhen marrë kur lundroni me varkë është prania me patjetër e jelekëve të shpëtimit për të shijuar aventurat e reja në det.
Të qënit të hidratuar është gjithmonë e rëndësishme, por veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të vitit. Nëse planifikoni të kaloni shumë kohë jashtë, sigurohuni që të mbani një shishe ujë me vete dhe ta konsumoni shpesh. Konsumimi i lëngjeve të frutave me përmbajtje të lartë uji – si pjepri, shalqini, etj. mund t'ju ndihmojnë gjithashtu të qëndroni të hidratuar për të shmangur efektet e padëshirueshme nga vapa.
Shumica e njerëzve kalojnë shumë kohë jashtë duke shijuar aktivitetet e verës, duke harruar shpesh aplikimin e kremit të diellit. Njerëzit me lëkurë të ndjeshme kanë më shumë gjasa të digjen lehtësisht në diell, prandaj rekomandohet aplikimi i kremrave me SPF 30 ose më të lartë.
Mbroni veten dhe fëmijët gjatë verës duke përdorur ilaç kundër insekteve. Përveç spërkatjes së insekteve, ju gjithashtu mund të minimizoni praninë e tyre duke përdorur rrjetë kundër mushkonjave duke penguar prezencën në ambientet e shtëpisë.
Jo vetëm fëmijët duhet të notojnë në mënyrë sa më të sigurt. Pavarësisht nëse keni zgjedhur pishinën apo plazhin, të rriturit gjithashtu duhet të tregojnë kujdes kur notojnë duke marrë masat e duhura. Është e rëndësishme të mbani mend se kur konsumoni pije alkoolike apo ushqim, noti nuk rekomandohet. Për të shmangur ndodhi të pakëndshme, merrni një komardare ose dyshek uji për tu relaksuar dhe për të qenë të sigurt në çdo moment në det.
Gjatë pushimeve të verës, mund të jemi edhe në merak për sigurinë e shtëpisë gjatë kohës kur nuk ndodhemi aty. Në vend që të jesh gjatë gjithë kohës në merak, instalo kamera vëzhgimi për të monitoruar në kohë reale ambientet e shtëpisë tënde.
Duhet të jeni të gatshëm për gërvishtjet, pickimet apo ndonjë ndodhi tjetër duke u siguruar së pari me një kuti të ndihmës së shpejtë. Jo vetëm për vogëlushët çamarrokë, por edhe për vete ju sigurohuni të keni kutinë me vete kudo shkoni për të shmangur incidentet e vogla gjatë verës.