Është koha e shumëpritur e fillimit të universitetit dhe mjaft studentë largohen nga rehatia e familjes për të shuar etjen e tyre akademike. Nëse dhe ti je një nga këto studentë atëherë ky artikull është për ty.


Është mjaft e vështirë të përshtatesh me një ambient të ri, por akoma më e vështirë është të krijosh kushtet e një ambienti të mirë për të jetuar. Jeta studentore fundja nuk është luks! Por ne në Megatek kemi krijuar një listë me 12 produkte cilësore, ekonomike dhe mjaft të domosdoshme për shtëpinë tënde të re larg familjes!

1. Shtrati

Gjatë një viti plot leksione dhe provime, shtrati do të jetë tempulli yt personal. Si i tillë, ai meriton vëmendjen tënde maksimale. Zgjidh dyshekun e duhur, jastëkun e rehatshëm, tekstilet e pambukta të fjetjes dhe nëse koha ftohet përgatitu me batanije të buta e të ngrohta.

2. Orë me alarm

Nëse nuk i ke marrëdhëniet mirë me mëngjesin dhe ke filluar të krijosh imunitet dhe ndaj alarmit të telefonit, zgjidhja e vetme për ty është ora shumëfunksionale me alarm. Me të ti jo vetëm zgjohesh në kohë, por gjithashtu kontrollon temperaturën e ambientit dhe ditët e javës.

3. Tapet

Për të mos shkelur mbi dyshemenë e ftohtë çdo mëngjes të duhet patjetër një tapet apo rrugicë e vogël. Ato jo vetëm e ngrohin ambientin, por dhe e bëjnë atë t’i përngjajë më shumë shtëpisë së prindërve. Kështu nuk do të të mungojë as ngrohtësia në këmbë dhe as ndjesia familjare e shtëpisë!

4. Prizë zgjatuese

Jetojmë në një epokë plot kabuj. Nëse hedh sytë përreth dhomës do të numërosh të paktën 10 pajisje shtëpiake të cilat kanë nevojë për një prizë duke filluar që nga pajisja në të cilën po lexon këto rreshta! Dhe në një dhomë të vogël studenti prizat nuk mjaftojnë, prandaj të duhet me patjetër një prizë zgjatuese cilësore.

5. Enë kuzhine

Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, por kur të duhet të gatuash vetë gjatë një dite të gjatë e të lodhshme, shpesh ai kthehet në disa vakte të rëndomta të cilat duhen konsumuar. Megjithatë me mjetet e duhura gatimi bëhet më i lehtë! Bëj një listë të shkurtër të enëve që të duhen dhe bli online me një klik. Kështu shpëton nga sorollatja në kërkim të produkteve duke i gjetur ato të gjitha në një vend!

6. Kosh rrobash

Dhoma e një studenti është mjaft e ngushtë dhe si e tillë është e lehtë të krijohet një rrëmujë e madhe në të. Objekti kryesor i rrëmujës, jo pa shkak, janë rrobat e palara të hedhura kudo! Për të shmangur rrëmujën ka një zgjidhje mjaft të thjeshtë, në fakt dy. Dy kosha plastikë lavanderie do të bënim punë duke sistemuar rrobat e palara në njërin dhe rrobat e sapolara në tjetrin.

7. Varëse rrobash

Për të mbajtur rrobat e përditshme nën kontroll mos përdor karrigen e studimit. Merr një varëse të thjeshtë rrobash, vare atë në mur apo pas derës dhe rrëmuja do të zhduket!

8. Dollap tekstili

Nëse pasioni yt për modën nuk përshtatet me hapësirat e dollapit mos u shqetëso! Bli një dollap tekstili për të organizuar të gjithë garderobën dhe për të shtuar hapësira të bollshme për veshjet. Një zgjidhje ekonomike por mjaft estetike!

9. Pupë

Nëse akoma po kërkon më shumë vend për të sistemuar gjërat dhe në të njëjtën kohë të duhen më shumë hapësira për tu ulur, mendo të investosh në një pupë të rehatshme e cila është praktikisht dhe një kosh magazinimi. Në të mund të ‘fshehësh’ mjaft gjëra të imëta; duke filluar nga mjetet e punës e deri tek çorapet!

10. Peshqir banje

Higjiena në banjo është mjaft e rëndësishme kudo që të shkosh apo jetosh, dhe peshqirët cilësorë të pambukut janë të domosdoshëm për higjienën personale! Por duke qenë se ato duhen ndërruar shpesh, larja e tyre kthehet në një makth të vërtetë. Prandaj, për ti shpëtuar larjes së shpeshtë të tyre, mund të blesh mjaftueshëm peshqirë për t’i ndërruar,  duke përfituar kështu dhe nga çmimet ekonomike. Një robdishan do të ishte mjaft praktik pas dusheve të ngrohta e relaksuese.

11. Mbajtëse shumëfunksionale

Një aksesor fare i thjeshtë, por në të njëjtën kohë dhe mjaft praktik është dhe ‘Drina’. Kjo mbajtëse multifunksionale mund të varet në rubinetët e dushit apo kuzhinës për të mbajtur të varur shampo, sapunë, sfungjerë dhe gjithçka tjetër që të duhet!

12. Pajisje elektroshtëpiake të vogla

Nëse shtëpia ku do të qëndrosh i ka pajisjet elektroshtëpiake të përfshira atëherë i ke kursyer vetes ca dhimbje koke. Por nëse të duhet të blesh gjithçka vetë, ky po që është problem! Gjithsesi mos u shqetëso; Megatek këtë periudhë ka super oferta për të gjitha elektroshtëpiaket që të duhen për shtëpinë.