Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe të gjithë duam të qëndrojmë ngrohtë dhe të kemi rehatinë e nevojshme në shtëpi. Ja disa gjëra të nevojshme për të qëndruar ngrohtë këtë dimër.
Rehatia në shtëpi gjatë dimrit varet drejtpërdrejtë nga ngrohja që përdor. Temperaturat në shtëpi përveçse të ngrohta duhet të jenë dhe konstante, prandaj përzgjidh ngrohjen e duhur sipas ambientit që ke. Mundësitë e përzgjedhjes janë plot; që nga sobat e drurit apo peletit, e deri tek ngrohësit elektrikë apo kondicionerët. Nuk është asnjëherë vonë për të ndryshuar ngrohjen që ke në shtëpi, sidomos nëse kërkon për një mënyrë më ekonomike e efektive ngrohje.
Që ngrohja e një hapësire të jetë me të vërtetë eficiente duhet që dhe shtëpia të jetë sa më mirë e izoluar. Edhe nëse shtëpia jote nuk është e ndërtuar me sisteme të komplikuara termoizolimi, ka gjithmonë disa mënyra të thjeshta për të minimizuar humbjen e ngrohtësisë. Gominat izoluese për dyer dhe dritare janë një mënyrë mjaft efektive dhe ekonomike për të kursyer energjinë e humbur nga ngrohja.
Lagështia dhe myku janë armiqtë më të bezdisshëm të shtëpisë, por më kryesorja dhe të shëndetit tonë. Për të matur nivelet e lagështisë në ambientet tuaja ju vjen në ndihmë termometri dhe njëkohësisht matësi digjital i lagështisë. Me të e ke shumë të lehtë të mbash nën kontroll cilësinë e ajrit brenda në shtëpi.
Por çfarë duhet të bësh kur lagështia në ajër është shumë e madhe? Delagështuesit janë përgjigja e duhur për problemin tuaj. Ata punojnë gjatë gjithë kohës pa u vënë re duke mbledhur lagështinë në ajër e duke e kthyer atë në një enë plot ujë.
Ndonjëherë ngrohja e tepërt e ambientit sjell efekte të kundërta në ajër. Duke qëndruar gjatë gjithë kohës në punë ngrohësit e thajnë ajrin në dhomë duke rezultuar në dëme të dukshme në shëndet. Prandaj gjithmonë këshillohet që në dhomë të kesh bimë jeshile apo dhe lagështues ajri.
Meqë jemi te ngrohja, duhet të kujtohemi dhe për tualetin. Ambienti më i ftohtë i shtëpisë gjatë dimrit s’ka pse të jetë i tillë. Tharëset e peshqirit në këtë rast kryejnë funksion të dyfishtë; ata jo vetëm ngrohin e thajnë peshqirët e banjos, por edhe ngrohin ambientin.
Për të gjithë ata që nuk preferojnë të përdorin shapka të ngrohta gjatë qëndrimit në shtëpi, tapetët janë një mënyrë e mirë për të ngrohur dyshemetë. Përdor modele të trasha tapetesh leshi apo shaggy jo vetëm për të shkelur në sipërfaqe të buta e të ngrohta, por edhe për t'i dhënë shtëpisë ndjesi të ngrohta familjare.
Një ditë e zakonshme dimri nuk mund të kalojë pa një filxhan të ngrohtë çaji. Përdor një çajnik elektrik për të ngrohur menjëherë ujin dhe për të përgatitur kurdoherë një filxhan relaksues çaji.
Këtë vit kemi nevojë më shumë se kurrë për vitamina dhe lëndë ushqyese natyrale. Dhe mënyra më e mirë për të marrë doza ditore të vazhdueshme është shtrydhja e menjëhershme e frutave apo perimeve. Ka modele të shumta shtrydhësesh për çdo kërkesë apo buxhet, mjafton që të zgjedhësh të duhurin për ty.
Një set i ri çarçafësh fanellate jo vetëm do të rifreskojë pamjen e dhomës suaj të gjumit, por edhe do të sigurojë një gjumë më të rehatshëm falë tekstileve të plota të fanellatës. Dizajni është shumë i rëndësishëm, por material i çarçafëve është akoma më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për një gjumë të ngrohtë e të rehatshëm.
Batanijet elektrike janë shumë të kërkuara gjatë sezonit të ftohtë të dimrit. Ato vijnë në variacione të ndryshme si batanije që hidhen sipër apo dhe nënshtresa ngrohje. Mjafton ta vendosësh në prize dhe të relaksohesh nën ngrohtësinë e këtyre shpikjeve kaq inteligjente.
Mos harro të mendosh për kafshët e tua shtëpiake gjatë dimrit! Mund t'i dhurosh atyre një shtrat të ri e të rehatshëm ku mund të qëndrojnë ngrohtë gjatë gjithë sezonit. Kështu edhe ata nuk të bezdisin duke qëndruar mbi divanë apo mobilje delikate të shtëpisë.