Bashkuesi i galvanizuar bën të mundur bashkimin e tubave dhe rakorderive Ø300 për t'ju përshtatur nevojave tuaja. Bashkuesi përdoret sëbashku me tubin për sistemet e ventilimit, aspirimit dhe kondicionimit në bare, restorante, godina social- kulturore etj. Ka rezistencë të lartë kundrejt goditjeve mekanike, përkuljes dhe është higjenikisht i pastër.