Balsam rigjenerues, për trajtimin e flokëve të lyer, me një formulë të pasuruar me kompleks keratine natyrale, ekstrakt lulesh orkideje, vaj jojoba dhe glicerinë, që rikthen ngjyrën dhe rrit elasticitetin e fibrave të flokëve. Formula është e përbërë 99.54% nga ekstrakte bimore natyrale dhe është e pajisur me çertifikatën BDIH për produktet natyrale organike, në përputhje me Standartet Gjermane të Cilësisë. Përdoret për rigjenerimin e strukturës natyrale të flokëve, mbron ngjyrën e flokëve të lyer që të mos venitet, zbut flokët duke lehtësuar krehjen dhe stilimin e tyre, si edhe u jep flokëve shkëlqim natyral dhe një pamje të shëndetshme. Mënyra e përdorimit: Pasi t’i keni larë flokët, aplikoni një sasi të vogël balsami në flokët e lagur. Shpërndajeni balsamin në mënyrë të njëtrajtshme nga rrënjët deri në majat e flokëve, lëreni për 1-2 minuta dhe më pas shpëlani flokët.