Aparat për filtrimin e ujit të rubinetit, modeli PP-GAC, me strukturë prej materiali plastike ABS, me përmasa 14x8x12.5 cm, në ngjyrë të bardhë, gri dhe transparente, i pajisur me unazë të modelit NBR 70 Sh për lidhjen me rubinetin. Përdoret për pastrimin e ujit të pijshëm duke eliminuar sedimentet, ndryshkun, gëlqeren, rërën, baltën, aromat e pakëndshme dhe papastërtitë e ngurta. Aparati filtrues ka kapacitet të filtrimit të ujit prej 1.5 l/min dhe punon me shtypje maksimale prej 5 bar, shtypje të fluksit të ujit prej 20 bar dhe temperaturë nga 0 deri në 50° C. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim me filtër uji prej materiali polipropileni (kodi 80948) dhe përshtatës për rubinetin (kodi 225254).