ALO 116 dhe Megatek ndihmojnë fëmijët të ndërtojnë vetë shtëpinë e ëndrrave!
Për herë të parë në një aktivitet zhvilluar nga Megatek fëmijët kanë mundësinë të ndërtojnë vetë shtëpinë e ëndërrave.
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116, bashkohet me Megatek Fest, më 6 korrik 2012, nga ora 10:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes, në një organizim ku janë promovuar produktet e Megatek, nën moton ‘Bëje mirë, Bëje vetë.’
Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë ALO 116 u paraqit me dy stenda në Megatek Fest, një stendë pranë këndit të “Xhaxhi Piktorit” i ftuar special për këtë event dhe një stendë pranë teatrit të kukullave. Bashkë me “Xhaxhi Piktorin”, stafi i ALO 116 u ka bërë ftesë fëmijëve duke i ndihmuar ata për disa orë në aktivitetin më të ri mbajtur ndonjëherë për vitin 2016 në Megatek. Sllogani i këtij eventi, ndryshe nga aktivitetet e tjera ka qenë ‘Si të ndërtojmë shtëpinë e ëndërrave?
Në fund të ditës janë ndarë edhe disa çmime për vizatimet më të bukura. Në këtë kënd ka qenë e ekspozuar edhe kutia e dhurimit e ALO 116 për të kontribuar për qëndrueshmërinë e shërbimit të Linjës së Telefonit për Fëmijë.
Në këndin e teatrit të kukullave u janë bërë ftesa prindërve në një diskutim të hapur ku pyetja qëndrore ishte ‘Cila është shtëpia ideale për fëmijët tuaj?’ Ky diskutim është moderuar nga pjestarë të stafit të ALO 116. Në këtë kënd janë ekspozuar gjithashtu për shitje produkte me logon e ALO 116, ku të ardhurat e tyre do shkojnë për qëndrueshmërinë e një prej shërbimive më të rëndësishëm për fëmijë në Shqipëri- ALO 116.
Pjesëmarrja e ALO 116 në Megatek Fest reflekton përgjegjshmërinë sociale të një prej bizneseve më të mëdha në vendin tonë, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e Linjës Kombëtare për Fëmijë. Kjo iniciativë mund të jetë një shembull për biznesin shqiptar që operon në vend, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në mbështetje të kauzave që i përgjigjen interesit publik dhe mbi të gjitha atij të fëmijëve tanë!