Ky sistem është futur qysh herët në arkitekturën moderne dhe është bërë shumë i nevojshëm edhe për inxhinierët dhe arkitektët e ndërtimit për shkak që ka një fleksibilitet gjatë punës me to, sidomos procesin e ekzekutimit e kanë shumë të shpejtë dhe të thjeshtë. Përparësitë e këtij sistemi janë shumë pozitive në pikëpamje prej më të ndryshmeve, dhe disa prej tyre janë : Ruajtja e Energjisë dhe Eficienca e Shfrytëzimit të Energjisë, Dukje të jashtme shumë të bukur,Ventilim dhe Depërtueshmëri të Avullit Natural, Izolim shumë efikas ndaj zhurmave që vijnë nga jashtë, Nivel të lartë të rezistencës nga Zjarri, Montimi i tyre është shumë i shpejtë dhe tejet i thjeshtë.