Solucion i lëngshëm, koncentrat për depozitën e ujit të xhamave të makinës (dhe fenerëve) i cili siguron një veprim efektiv dhe të lartë degrasatues duke hequr të gjitha llojet e papastërtive nga xhami i makinës dhe fenerët si: grason, smogun, pluhurin dhe mbetjet nga insektet.
Në kohën e përdorimit, aroma e këndshme e mentes përhapet nëpër ajër dhe nëpër kanalet e ventilimit dhe arrin brendësinë e makinës.
Është super i koncentruar.
FUSHAT E PËRDORIMIT
Përdoret për sistemin e ujit të larjes së xhamave të makinës.
Përmbajtja e vetme e një bidoni mjafton për 25 litra ujë.
TIPARET TEKNIKE
Aromë menteje.
pH 11 në temperaturën (20°C)
MËNYRA E PËRDORIMIT
Zhvidhosni kapakun në krye të bidonit.
Shtypeni lehtë bidonin dhe lejoni që depozita e vogël në krye të bidonit të mbushet në masën e kërkuar.
Pastaj hidheni këtë sasi në depoziten e sistemit të ujit për pastrimin e xhamit dhe hollojeni duke i shtuar sasinë e duhur të ujit (jepet më poshtë).
HOLLIMI
Një sasi koncentrati prej 25ml (një depozitë e plotë sa koka e bidonit) është e mjaftueshme për 2.5 litra ujë.
RUAJTJA
Në paketim të pahapur, në temperaturë ambienti ruhet të paktën 3 vjet.
PAKETIMI
Bidon plastik PE i pajisur me depoziten e masës së saktë prej 25 ml në krye të tij.
Sasia: 250 ml