Stilolaps, me strukturë prej materiali plastik rezistent, me majë 1 mm në formë sferike dhe me bojë ngjyrë blu. Stilolapsi është i pajisur me një kordon elastik, prej materiali gome të butë, dhe një bazament plastik, në formë rrethore, me ngjitës në pjesën e poshtme, që lejon fiksimin e bazamentit në sipërfaqet e tavolinave. Ky produkt është i përshtatshëm për t'u përdorur në zyra administrative, banka, recepsione, zyra poste, etj.