Barbekju me gaz, prej materiali metalik, në formë drejtkëndore, me rrota, kapak me dorezë, dy tavolina anësore të palosshme të cilat përdoren për vendosjen e paisjeve të gatimit, ushqimeve dhe aksesorëve të tjerë, si dhe një mbajtëse në pjesën e poshtme. Barbekjuja ka dy vatra gatimi të cilat sigurojnë pjekje dhe shpërndarje optimale të nxehtësisë. Kapaku dhe pjesa e skeletit janë prej material alumini, dhe ka të integruar në të një termometër. Kjo barbekju ka gjithashtu një sistem mbledhës për yndyrën e cila i mbledh yndyrnat automatikisht. Përdoret për pjekjen e mishit, perimeve, peshkut, etj. Ky produkt është praktik në përdorim dhe pastrohet lehtësisht.