Barbekju me gaz Enders Chicago, prej materiali inoksi, në formë drejtkëndore, me rrota, kapak me dorezë, dy tavolina anësore, për vendosjen e pajisjeve të gatimit, ushqimeve dhe aksesorë të tjerë dhe me mbajtëse në pjesën e poshtme. Barbekjuja ka katër vatra dhe pesë butonë rrotullues, të cilët lejojnë përshtatjen me temperaturën e duhur të gatimit. Rrjeti i gatimit është prej inoksi e cila ka opsione të shumta gatimi. Në njërën anë të barbekjusë është hapësira për të mbajtur ushqimet gjatë gatimit, ndërsa në anën tjetër është një nga vatrat e gatimit. Kjo babekju ka një kapak me volum të madh prej celik inoksi, të integruar në të një termometër. Të gjitha pjesët e brendshme të barbekjusë, raftet anësore dhe dyert e tyre janë prej material celik inoksi. Pastrimi i kësaj barbekjuje bëhet shpejt dhe është tepër praktike. Përdoret për pjekjen e mishit, perimeve, peshkut, etj. Ka një fuqi totale prej 16 kW. Ky produkt është praktik në përdorim, pastrohet lehtësisht.