Mbrojtësja e sirtareve për fëmijë është një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar lëndimin e fëmijëve tuaj gjatë hapjes dhe mbylljes së sirtarëve, kabineteve etj. Kështu ju do të shmangni rrezikun e zënies së gishtave të njomë të fëmijëve tuaj, pasi kanë ushtruar forcë për mbylljen e sirtarit, apo të parandaloni kapjen e objekteve që mund të përbëjne rrezik për ta. Ky set përfshin edhe aksesorët e montimit dhe mund të pastrohet fare lehtë me një leckë të butë. Ky aksesor do t'i bëjë me të qeta dhe të gëzueshme momentet tuaja në shtëpi.