Qumësht pastrues për lëkurën e trupit për bebe, me një formulë që përmban kompleksin inovativ NMF me 7 përbërës:
- glicerinë: krijon barrierë mekanike që parandalon avullimin e produktit duke rritur kohën e veprimit të përbërësve,
- laktat natriumi: zbut dhe lëmon lëkurën,
- trehalozë: veprim mbrojtës ndaj stresit oksidativ,
- serinë dhe glicinë: aminoacide që forcojnë lidhjen midis indeve, duke e bërë lëkurën më të butë dhe elastike,
- PCA zinku: veprim hidratues dhe antibakterial për mbrojtjen e lëkurës nga agjentët mikrobikë,
- proteina orizi: krijojnë një shtresë mbrojtëse që i jep lëkurës mbrojtje dhe hidratim.
Përmbajtja është e pasur me surfaktantë të butë, që mundësojnë një përdorim të shpeshtë. Prania e kompleksit NMF7 mundëson mirëmbajtjen e ekosistemit të lëkurës në gjëndje ekuilibri fiziologjik. Formula është e pasuruar me vajin e bërthamave të qershisë dhe gjalpë Shea, që janë zbutës natyralë që ndihmojnë në formimin e barrierës mbrojtëse dhe parandalimin dhe qetësimin e skuqjeve dhe irritimeve. Qumështi aplikohet direkt në lëkurë ose në sfungjerin larës prej pambuku. Masazhohet në mënyrë delikate dhe nuk ka nevojë për shpëlarje.