Shtroje për kamping, prej materiali të qëndrueshëm, i cili fryet me ajër në pak minuta, me peshë 450 g, në ngjyra të ndryshme. Përdoret si dyshek për fjetje, i cili vendoset brenda çadrave të kampingut ose mbi shtresat mbrojtëse për kamping, dhe mbron nga lagështia, ndryshimi i temperaturës dhe terreni me gurë. Ka peshë të vogël dhe mund të paloset, gjë që e bën të përshtatshëm për t'u marrë me vete në udhëtime. Ky produkt është i përshtatshëm për kamping, udhëtime me biçikletë, etj. dhe mund të transportohet lehtësisht në çantën e udhëtimit.