Shumë njerëz e ndërrojnë baterinë e makinës vetem në momentin kur makina nuk ndizet! Dhe ajo ditë kthehet në një tmerr të vërtetë, pasi makina juaj bllokohet dhe nuk do të mund të kryeni aktivitetet e ditës që kishit planifikuar, nëse nuk dispononi karikues për baterinë. Është momenti që të shihni nëse bateria e makinës suaj ka dhënë sinjale për t'u zëvëndësuar, për shkak të vjetërimit apo konsumimit nga ekspozimi ndaj nxehtësisë. Megatek ju ofron bateri makine dhe karikues për t'ju ardhur në ndihmë në çdo situatë të papritur.