Scooteri elektrik ka hyrë gjerësisht në të gjithë botën si një mjet transporti praktik, komod dhe i shpejtë. Ky mjet është kthyer në alternativën e preferuar për të shkuar në shkollë, punë ose dhe për të bërë një shëtitje.
Por a e dini se sa shumë përfitime ju sjell përdorimi i një scooteri elektrik ? Po ju tregojmë 7 prej tyre:
Përdorimi i një scooteri elektrik ndihmon në përmirësimin e posturës suaj. Ndërkohë që jeni duke udhëtuar me të, automatikisht e mbani trupin drejt. Nëse rrugën për punë e bëni me scooter do të vini re efektin pozitiv dhe zvogëlimin e tensionit në qafë dhe shpinë.
Scooterat janë mjaft ekonomikë krahasuar me mjetet e tjera të transportit dhe pa kosto operacionale. Pjesshëm për shkak të madhësisë dhe mënyrës së thjeshtë të ndërtimit, pjesët e ndërrueshme dhe riparimet janë më të lira. Një scooter elektrik mund ta përdorni deri në një vit pa i bërë asnjë riparim.
Në vend që të përdorni trafikun e rënduar si justifikim për çdo vonesë përdorni një scooter elektrik me të cilin me një karikim të vetëm mund të bëni rreth 20 km distancë me shpejtësi 20-25km/h. Dilni nga shtëpia me kohën e saktë për shkuar në punë ndërkohë që rrugën e bëni duke dëgjuar muzikën e preferuar me me earpods-at tuaj.
Miqësorë me mjedisin dhe nuk shkaktojnë ndotje. Ata punojnë me motorë elektrikë në vend të motorëve të brendshëm që përdorin karburant. Kjo karakteristikë e bën scooterin elektrik një opsion të përshtatshëm për të zvogëluar ndikimin negativ të mjeteve të transportit mbi ajrin dhe mjedisin.
Përdorimi i një scooteri elektrik është më i sigurt se përdorimi i mjeteve të tjera të kësaj kategorie siç janë motorët. Shkak është madhësia dhe lehtësia e tyre. Janë më të qëndrueshëm dhe me shpejtësi më të ulët. Kjo ndikon në ndjenjën e sigurisë për përdoruesit sidomos për ata që janë fillestarë. Në çdo rast nuk duhet anashkaluar përdorimi i kokores për siguri të plotë dhe udhëtim të qetë.
Për shkak të madhësisë së tyre dhe aftësive të mira të manovrimit, gjeni hapësira të lehta për parkim. Kjo i bën ata të përshtatshëm për parkimin në vende të ngushta ose rrugë me trafik të dendur. Parkoni lehtësisht dhe arrini në çdo takim tuajin pa qenë nevoja të rrotulloheni dhjetëra herë derisa të lirohet një vend ose më keq të harroni rrugicën ku keni parkuar.
Ofrojnë një shpejtësi më të moderuar dhe janë shumë më lehtë për tu kontrolluar dhe drejtuar. Kjo i bën ata të përdorshëm pa nevojën për licensë të veçantë, leje ose sigurime të tjera. Nëse nuk keni një leje drejtimi por keni një scooter askush nuk mund t’ju thotë më që nuk jeni një shofer i mirë
Për udhëtime të sigurta dhe sa më komode mund të përdorni aksesorët të cilat ua bëjnë përdorimin e scooterit edhe me të lehtë. Një aksesor që përmirëson përvojën tuaj të udhëtimit ndërkohë që fokusi është në drejtimin e skuterit është një mbajtëse për telefonin. Mund ta përdorni për të ndjekur aplikacionet për scooterin, për udhëzim rrugor ose për të filmuar peisazhe interesante gjatë rrugës.
Jo vetëm të rriturit por fëmijët gjithashtu mund të përdorin monopatinat e përshtatshme sipas moshës së tyre. Me drejtimin e monopatinave përveç argëtimit, fëmijët mësojnë përgjegjësinë e ndjekjes së rregullave të sigurisë dhe respektojnë rregullat e trafikut. Në këtë mënyrë përdorimi i një scooteri elektrik për ta nuk do të përbëjë asnjë problem kur të rriten.