Halloween është koha e vitit kur drita dhe errësira bashkohen për të sjellë një festë të frikshme, një natë misteri dhe magjie - është koha e Halloween-it!
Për të siguruar që ju dhe miqtë tuaj do të keni një Halloween të paharrueshëm, ne kemi përgatitur një listë të 5 gjërave esenciale që duhet të keni në dispozicion.
Nëse ka diçka që karakterizon plotësisht Halloween-in janë pikërisht kungujt. Ata janë pjesë e pashmangshme e dekorimit të kësaj feste të frikshme. Përtej dekorimit, ata janë një simbol i lidhur ngushtë me tetorin dhe Halloween. Kungujt natyralë janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë t’i japin një ndjesi autentike dekorimit të tyre. Për një ndjesi më moderne, kungujt plastik janë gjithashtu një zgjedhje e mirë dhe ofrojnë një gamë të gjerë të dizajneve dhe madhësive.
Kostumet janë një pjesë thelbësore e festës së Halloween dhe janë një mundësi e shkëlqyer për shprehjen e kreativitetit dhe personalitetit tuaj. Gjatë kësaj feste mistike, kostumet e Halloween për meshkuj dhe femra janë mjeti kryesor për të shfaqur imazhin më të çuditshëm, të tmerrshëm, ose humoristik. Për fëmijët të cilët janë ata që i gëzohen më shumë se kushdo tetorit, keni mundësi të zgjidhni mes kostumeve për djem dhe vajza që i lejojnë ata të maskohen si personazhet e tyre të preferuar.
Eksperimentimi me makiazhin është një pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për Halloween përveç kostumeve, pasi ju jep mundësinë të shndërroheni plotësisht në personazhe tmerruese. Ky është momenti për të provuar një gamë të gjerë të produkteve të makiazhit për të arritur pamjen e dëshiruar. Mund të përdorni ngjyra të errëta, gjak artificial, për të krijuar efektin e një vampiri, zombi, ose personazhi tjetër të frikshëm. Nëse doni të krijoni rrudha ose plagë në fytyrë, ju sugjerojmë të përdorni stickerat tattoo shumë të thjeshtë në përdorim.
Për të krijuar një atmosferë të vërtetë Halloween-i, mos harroni shtëpinë tuaj. Nga rrjetat e pëlhurës, dekorimet me varje deri te qirinjtë mund të krijoni një ambient tmerrues por me stil. Nëse dëshironi një atmosferë ndryshe dhe në ambientet ku punoni mund të përdorni një shirit në hyrje të zyrës ose stickera dekorues në dyer dhe dritare.
Nuk ka festë po nuk pati ushqim dhe pije. Në përgatitjen e festës së Halloween detajet janë thelbësore. Ndaj dhe produktet për servirjen e ushqimeve kanë një rëndësi të veçantë. Përdorni gota dhe pjata me motive të Halloween-it dhe shtoni objekte për ta bërë tryezën më tërheqëse dhe të frikshme njëkohësisht.
Me një gamë të gjerë produktesh për ta bërë Halloween sa më të frikshëm dhe argëtues, Megatek vjen me ofertat më të mira në treg edhe këtë herë. Përgatituni që të festoni Halloween-in në mënyrën më spektakolare të mundshme.